Rama: Fitore kundër terrorizmit

02/05/2011 10:40

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se vrasja e numrit një të Al
Kaedës, Osama bin Laden nga trupat amerikane është një fitore e madhe
kundër terrorizmit.

Gjatë një telefonate që kreu i PS-së i ka bërë ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, theksohet arritja e premtimit të presidentit Barak Obama.

Një grup i vogël agjentësh amerikanë gjeti dhe ekzekutoi kryeterroristin Osama bin Laden, personin më të kërkuar në botë për rreth një dekadë.

Top Channel