Kërcënohet familja e Arjan Canit

02/05/2011 22:00

Gazetari Arjan Cani, duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, ka deklaruar se familjen e tij e kanë telefonuar dhe e kanë kërcënuar.

“Tani po më njoftojnë me sms, se kanë marrë në telefon familjen time dhe e kanë kërcënuar se do të hedhin bombë në shtëpi”, ka deklaruar Cani.

Kërcënimi vjen në të njëjtin moment kur Cani kishte insinuar se PS ishte vetë përgjegjëse për atentatet elektorale.

“Po tani, që më erdhi ky lajm tani, kush mund të ma ketë bërë mua këtë kërcënim?”, ka replikuar ai me deputetin e PS, Sajmir Tahiri.

Top Channel