Fushata, Rama në Vorë

01/05/2011 19:20

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në vijim të fushatës elektorale, u ndal në Vorë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të opozitës, Bashkim Haxhiu.

Rama ftoi shqiptarët që t’i bashkohen rrugës së të ardhmes, pavarësisht ndasive në bindje politike.

“Ju tashmë jeni të vetëdijshëm se në rrugën e Saliut ka vetëm gënjeshtra, papunësi dhe varfëri. Më 8 Maj ju do të votoni bashkë me qytetarët e qytetaret që kërkojnë punë, drejtësi, mirëqënie, për të vetmen rrugë, rrugën që vret frikën, që lufton padrejtësinë, rrugën që krijon shpresë dhe hap horizonitn tonë, rrugën tonë, rrugën e Aleancës për të Ardhmen përtej flamujve të partive, përtej cdo dallimi që na bën të ndryshëm, por në të njëjtën rrugë, në rrugën e së ardhmes”, tha Rama.

Në Vorë para mbështetësve të opozitës mbajti fjalën edhe kryetari shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Kurt Kola.

“Nuk është cështja të shpëtohet një bashki, por të shpëtohet Shqipëria, të hiqet Sali Berisha, komunisti i fundit”, tha Kola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA