Aktiv në jetën publike dhe politike shqiptare, në situata konfliktuale apo në situata që në dukje nuk kanë tension, duke dhënë pikëpamje të qeverisë amerikane apo opinionet e tij personale, ambasadori Aleksandër Arvizu është shfaqur sërish me mesazhe të rëndësishme për politikanët, mediat dhe vecanërisht për qytetarët shqiptarë.
Intervista e gjatë për revistën “MAPO” hapet me pyetjen, nëse ambasadori e konsideron të drejtë vendimin e debatueshëm të KQZ-së që mediat të transmetojnë në lajme mesazhet e redaktuara elektorale nga stafi i kandidatëve apo nëse media duhet lejuar të kryejë misionin e saj informues në mënyrë të pavarur.
Për këtë pyetje ambasadori Arvizu nuk ka preferuar të bëjë arbitrin, por është shprehur qartë duke thënë se “përparësia jonë janë votuesit, që ata të kenë një informacion të qartë, të painfiltruar me qëllim që të marrin vendime të informuara se për kë do të votojnë”.
“Ne mbështesim cdo mekanizëm, proces apo procedurë që rrit transparencën, aftësinë e votuesve për të patur akses të drejtpërdrejtë. Mund të shkoja një hap më tutje dhe të them që e kuptoj plotësisht dëshirën e partive, që të përpiqen të dërgojnë një mesazh të caktuar. Është e njëjta gjë në Shtetet e Bashkuara. Duhet të jesh i cmendur të mos e provosh. Por, mund të kuptoj që edhe nga perspektiva e medias, mund t’i pranosh ose jo. Mendoj se votuesit i vlerësojnë të dyja”, thotë Arvizu.
Gjatë intervistës për “MAPO”, ambasadori amerikan është pyetur edhe për shqetësimin e ngritur nga homologu i tij holandez për rrezikun e shitjes së votës. Mesazhi që jep ambasadori Arvizu, bazuar mbi shqetësimet që vijnë nga të gjitha palët është ruajtja e integritetit të zgjedhjeve.
“Mesazhi im është që vërtet shpresoj seriozisht, që për popullin shqiptar, këto zgjedhje të mos jenë burim ankthi, por të jenë burim i shtysës për t’i bërë gjërat më mirë”, deklaron ambasadori amerikan.
Celësin e suksesit të këtyre zgjedhjeve, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu e gjen tek zbatimi i rekomandimit nr.1 të ODIHR-it, tek vullneti politik i dy partive të mëdha.
Këtu vjen edhe mesazhi tjetër i Ambasadorit për njohjen e rezultatit të zgjedhjeve.
“Në zgjedhje do të ketë fitues, do të ketë edhe te humbur dhe humbësit nuk janë gjithmonë të kënaqur. Nuk them që pranimi i rezultatit duhet të jetë thjesht formalitet apo të pranohet automatikisht, por po them që ka mekanizma dhe nëse përmbushen hap pas hapi, mendoj që barra qëndron tek aktorët politikë që të respektojnë përfundimin e këtij procesi”, shprehet Arvizu.
Por, cfarë roli kanë shqiptarët në këtë proces të rëndësishem zgjedhor për të ardhmen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian?
Per ambasadorin amerikan ka vetem një pergjigje dhe vetem një apel: të marrin pjese masivisht në votime, jo vetem si nje detyrim qytetar për ta bërë këtë.
Ambasadori Arvizu u kërkon shqiptarëve që të mos shkurajohen nga problemet dhe t’i shohin ato si një sfidë për t’u dhënë më shumë kurajo në kapërcimin e pengesave për të arritur atë ndryshim për të cilin vendi ka nevojë dhe që njerëzit duan.
Top Channel