Mes sportdashësve, që në baret e Tiranës ndoqën ndeshjen Real Madrid-
Barcelona, ishte edhe ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu.
Me nje ‘look’ sportiv, i pershtatshem per rastin, ambasadori ka pare pjesen e pare te ndeshjes se bashku me kandidatin per kryetar bashkie te Tiranes Lulzim Basha, ne nje lokal të ish-Bllokut.
Gjate kohes se pushimit te ndeshjes, ambasadori ka pershkuar ne kembe rrugen deri tek Bulevardi ‘Deshmoret e Kombit’, per t’u ndalur tek tenda elektorale e PS-së, ku u takua me kreun e opozites dhe njekohesisht kandidatin per kryetar te Bashkise se kryeqytetit Edi Rama, i cili po ndiqte ndeshjen se bashku me nje grup te rinjsh, ku edhe eshte pritur me duartrokitje.
Pas pershendetjes me Z. Rama, ambasadori Arvizu u takua me drejtues te Top Channel. Diplomati amerikan ndoqi bashke me ta pjesen e dyte te ndeshjes, ne nje restorant ne bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’.
Top Channel