Kryetari socialist i bashkisë së Korcës, Niko Peleshi ka deklaruar se që nga marrja e detyrës ka ndryshuar fytyrën e këtij qyteti duke i kthyer atij identitetin.
Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Peleshi ka nënvizuar se kur u zgjodh kryetar bashkie e gjeti Korcën në një gjendje të mjeruar.
“Gjetëm një qytet të tkurrur, me njerëz që largoheshim. Në këto vite kemi bërë ndryshime të mëdha, kemi rregulluar 75 për qind të rrugëve, krmi ngritur sipërfaqe të gjelbra, ndërkohë që po rregullohen lagjet karakteristike, si dhe po i kthejmë Korcës një pjesë të identitetit të vet, serenatat, kalldrëmet dhe rrugicat, që ishin lënë në harresë”, ka deklaruar Peleshi.
Peleshi, i cili rikandidon për një tjetër mandat, është shprehur se përvec infrastrukturës, pas nuk janë lënë ekonomia, turizmi dhe kultura e qytetit, që në vitet e fundit kanë pësuar një ngritje inkurajuese.
“Kemi organizuar edhe një seri ngjarjesh kulturore, për të rigjallëruar qytetarët dhe për t’i dhënë një stimul edhe ekonomisë, kryesisht biznesit lokal dhe turizmit. Sot, kemi një turizëm dhe një ekonomi lokale të shëndetshme dhe kemi krijuar disa atraksione turistike”, ka pohuar Peleshi.
Top Channel