Berisha: Autostrada, vepra e kombit

27/04/2011 14:10

Në Kukës, ku mbështeti rikandimin e Hasan Halilit për koalicionin
Aleanca për Qytetarin, kryeministri Sali Berisha nuk mund të mos
përmendte ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës, të cilën e ai e cilësoi
si veprën më të madhe të kombit, që ka ndryshuar jetën e shqiptarëve.(UPDATE)

Por kryeministri Berisha tha se kjo nuk eshte e vetmja endërr e realizuar. Me mbeshtetjen e shqiptareve, kryeministri tha se qeveria ia doli, qe ne nje hark te shkurter kohor, te anetaresoje vendin ne NATO, te  liberalizoje vizat dhe te permiresoje cdo dite jeten e qytetareve.

“Ne ia dolem te ndertojme korridorin e kombit, por edhe te dyfishojme pensionet, te mbidysfishojme rrogat, te dyfishojme ndihmen ekonomike. Ne jemi burrat dhe grate e suksesit, qe do te kthejme ne realitet me shpejtesi endrren tone europiane, shqiperine europiane”, tha Berisha.

Nga Kukesi, kryeministri Berisha kishte nje ftese per kundershtarin e tij politik, Edi Rama, alternativen e te cilit e cileson si alternative te shpifjes dhe konfliktit, qe nuk ka asgje te perbashket me moralin e shqiptareve.

“E ftoj zotin Rama, si drejtues i nje force te rendesishme politike, t’u paraqese shqiptareve alternativen e tij, sepse sharjet shpifjet, trillimet, shqiptaret, si cdo komb tjeter i qyteteruar kane per to kazanin, kazanin dhe vetem kazanin. Por ju garantoj se cfaredo te shpife, trilloje dhe te shaje nuk do te merrem asnje sekonde me te. Do te merremi vetem me  ju, me njeri-tjetrin, me hallet tona, me perkushtimin tone, me projektet tona”, u shpreh Berisha.

Per kryeministrin Berisha, i cili kete te merkure ia dedikoi banoreve te Krumes, Kukesit dhe Rreshenit, 8 maji nuk eshte vtem nje date e zakonshme zgjedhjesh, por edhe nje prove per demokracine shqiptare.

“Ndaj dhe ju ftoj qe me 8 maj te votoni kandidatet e Aleances per Qytetarin, te votoni si qytetare europiane, te vendosim secili ne ndertesen e demokracise qe ndertojme, nje tulle te re, per ta bere ate me te forte, me europiane, per te lartesuar gjithje e me shume idealin tone te lirise”, tha Berisha.

Top Channel