Sulmet në Libi, edhe Italia misione ushtarake

26/04/2011 12:35

Presidenti italian Giorgio Napolitano mbështet vendimin e Këshillit të
Ministrave për të marrë pjesë në bombardimet në territorin e
Libisë.(UPDATE)

Presidenti deklaron se vendimi i Këshillit të Ministrave ndjek linjën e ndërmarrë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes.

Ndërkohë opozita thekson se vendimi për dërgimin e trupave tregon se maxhoranca nuk ekziston më.

Presidenti Obama duket se e ka bindur kryeministrin italian Silvio Berluskoni që Italia të përfshihet në operacionet ushtarake në Libi. Deri tani qeveria italiane ishte mjaftuar vetëm me vënien në dispozicion të bazave ushtarake.

Ndërkohë edhe presidenti italian Giorgio Napolitano deklaron se vendimi i Këshillit të Ministrave ndjek linjën e ndërmarrë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes.

Falenderimi i Obamës ka ardhur gjatë një telefonate që kreu i Shtëpisë së Bardhë ka patur me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.

Top Channel