SHBA-Kinë, bisedime ekonomike

26/04/2011 08:50

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedime mbi ekonominë, edhe pse tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të rriten.

Autoritete të larta do të takohen në muajt e ardhshëm për të diskutuar mbi diferencat mbi tregtinë dhe politikat monetare, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Thesarit.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se mban artificialisht monedhën e saj të ulët për të ndihmuar eksportuesit e saj që të shesin produktet ose shërbimet jashtë vendit.

Kina është eksportuesi më i madh në botë. Rritja e ekonomisë së saj në pesë vitet e fundit është bërë e mundur nga suksesi i këtij sektori.

Gjithësesi, partnerët kryesorë në tregti, BE dhe SHBA, kanë ngritur shqetësimin se qeveria e Pekinit ka organizuar një strategji ekonomike që u sjell një avantazh ilegal prodhuesve vendas, duke mbajtur monedhën e saj artificialisht të ulët.

Top Channel