Pakistan, rebelët vrasin ushtarë e fëmijë

26/04/2011 10:10

Një grup personash të armatosur ka sulmuar gjatë natës një autobus për
transportin e pasagjerëve, në veri-perëndim të Pakistanit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, pasi e kanë ndaluar, agresorët i kanë vënë flakën autobusit, duke vrarë 12 persona, mes të cilëve 4 fëmijë.

Ndërkohë, dy atentate janë regjistruar më pas në Karaci kundër një autobusi të marinës ushtarake, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 4 persona.

Në të njëjtin qytet policia ka caktivizuar edhe një bombë gati për të shpërthyer, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel