Medvedev: Plan për sigurinë bërthamore

26/04/2011 10:00

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka njoftuar se do t’u propozojë vendeve
anëtare të grupimit G8 iniciativa konkrete për rritjen e sigurisë në
centralet bërthamore.

Njoftimi i kreut të Kremlinit ka ardhur në formën e një mesazhi drejtuar popullsisë, me rastin e 25-vjetorit të tragjedisë së Cernobilit.

Propozimet do të paraqiten në samitin e G8-ës që do të zhvillohet më 26 dhe 27 maj në Dovil, në veri të Francës.

Ato vijnë në një moment kur popullsia në të gjithë botën është rebeluar kundër përdorimit të centraleve atomike, sidomos pas ngjarjes në impiantin japonez të Fukushimës.

Protesta e fundit e zhvilluar ishte ajo në urën mbi lumin Rehn, që lidh Gjermaninë me Francën, ku manifestuesit inskenuan një vdekje simbolike.

Top Channel