Japonia: Fukushima, ndryshe nga Cernobili

26/04/2011 14:20

Qeveria japoneze ka deklaruar sot, me rastin e 25 vjetorit të tragjedisë
së Cernobilit, se incidenti i Fukushimës është ndryshe nga ai i ndodhur
në Ukrainë.

“Është e qartë që dy rastet janë të një natyre të ndryshme”, ka deklaruar Yukio Edano, zëdhënës i qeverisë japoneze.

Sipas tij, sasia e radioaktivitetit të lëshuar nga Fukushima është rreth një e dhjeta krahasuar me atë të lëshuar nga Cernobili.

Rrjedhja radioaktive në Japoni u shkaktua nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit që dëmtuan impiantin bërthamor të vendit aziatik.

Top Channel