Familja mbretërore, akuza Hezbollahut

26/04/2011 09:45

Milicitë shiite libaneze të lëvizjes Hezbollah fshihen pas revoltave në
Bahrein. Është kjo akuza e bërë nga familja mbretërore Al Khalifa, në
një raport drejtuar OKB-së.

Familja sunite, në një vend ku 70 për qind e popullsisë është shiite, akuzon pikërisht milicitë pro-iraniane në Liban për trazirat që kanë përfshirë mbretërinë.

Sipas raportit, lëvizja Hezbollah ka stërvitur në kampet e saj në Liban dhe Iran figura kyce të opozitës në Bahrein.

Lideri shpirtëror i milicive shiite, Hassan Nasrallah, ka vendosur kontakte direkte me opozitën në Bahrein, për të rrëzuar familjen Khalifa.

Top Channel