Emigrantët, Sarkozi takim me Berluskonin

26/04/2011 03:35

Presidenti francez Nikolas Sarkozi pritet të takohet më kryeministrin italian, Silvio Berluskoni për të diskutuar mbi cështjen e emigrantëve afrikano-veriorë.

Sic shkruan BBC në edicionin online të saj, Sarkozi dhe Berluskoni do të takohen për të arritur c’tensionuara marrëdhëniet diplomatike mes Romës dhe Parisit në lidhje me vizat e lëshuara nga Roma për emigrantët që mbërritën në Italianë e Jugut javët e fundit, pjesa më e madhe e tyre tunizianë.

Mbi 25 mijë emigrantë afrikano-veriorë, sic raportuan autoritetet italiane u dyndën brenda disa javëve në Lampeduza.

Temë e bisedimeve pritet të jetë edhe situata në Libi. Nuk publikohet një datë e saktë e takimit që do të mbahet mes dy lidërve.

Top Channel