Tentohet të merret peng një avion i Alitalia-s

25/04/2011 09:35

Një avion i Alitalia-s i nisur nga Parisi me destinacion Romën është tentuar që të ndryshojë drejtim gjatë fluturimit në ajër.

Personi përgjegjës për këtë tentativë është një 48-vjecar me origjinë kazake. Ky person në gjendje mendore jo të mirë ka tentuar që të detyrojë ekuipazhin me kërcënime për ta cuar avionin drejt Tripolit në Libi. Ngjarja ka përfunduar pa probleme pasi personi është bllokuar në kohë nga disa stjuardë dhe pasagjerë.

Si përfundim avioni u ul në aeroportin e Fiumicino-s në Romë mbrëmjen e kaluar në orën 21:55. 48-vjecari është marrë nga policia dhe ekspertët po e marrin në pyetje. Nuk pati asnjë pasojë apo dëmtim për 131 pasagjerët e tjerë.

Top Channel