Tajlandë-Kamboxhia, ashpërsohen luftimet

25/04/2011 18:25

Nuk jep shenja uljeje intensiteti i luftimeve në kufirin mes Tajlandës dhe Kamboxhias, në një zonë mbi të cilën të dyja vendet pretendojnë sovranitetin.

Në zonën në fjalë, ku ndodhen tempujt shekullorë, që prej së premtes qëllohet me artiljeri të rëndë dhe goditje mortaje.

Pas shpërthimit të dhunës që në shkurt shkaktoi 11 të vdekur, 10 prej të cilëve civilë, në katër ditët e fundit janë vrarë 12 ushtarë.

Sipas Ministrisë kamboxhiane të Mbrojtjes, luftimet e ashpra kanë dëmtuar edhe tempujt historikë.

Top Channel