Siri, mjete të armatosura në Daraa

25/04/2011 10:00

Qindra anëtarë të shërbimeve siriane të sigurisë kanë hyrë mëngjesin e sotëm në qytetin e Daraa-s, në jug të vendit.

Lajmin e bën të ditur një aktivist antiregjim. “Qëllojnë nga cdo anë, duke u mbrojtur brenda mjeteve të tyre. Energjia elektrike në qytet mungon dhe komunikimi telefonik është i pamundur”, thotë Abdallah al-Hariri.

Televizionet Al Jazira dhe Al Arabiya konfirmojnë viktima ngangjarjet e sotme, por pa saktësuar numrin e tyre.

Top Channel