Iran, zbulohet virusi i spiunazhit

25/04/2011 19:10

Autoritetet iraniane deklarojnë se kanë zbuluar një virus kompjuterik të projektuar për të goditur institucionet qeveritare të vendit.

“Virusi keqdashës ishte në gjendje t’u shkaktonte dëme të vogla sistemeve të institucioneve tona”, ka deklaruar kreu i Organizatës iraniane për mbrojtjen civile.

Nëse informacionet e dhëna nga Teherani zyrtar janë të sakta, atëherë ky është sulmi i dytë që kryhet brenda një viti.

Karemi i fundit i quajtur Stuxnet mendohet të jetë krijuar për të marrë nën kontroll pajisjet e përdorura për programin bërthamor iranian.

“Do të duhet pak kohë për të përcaktuar synimet e virusit Stars”, ka deklaruar Gholam Reza Jalali, ushtaraku në krye të Organizatës iraniane për mbrojtjen pasive.

“Virusi është dërguar në laborator, por është ende duke u hetuar. Nuk kemi bërë ende konkluzione përfundimtare”, ka shtuar ai.

Top Channel