Franca: Të rishihen disa klauzola të Schengen-it

25/04/2011 10:10

Franca nuk kërkon që të pezullojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë të
personave në zonën Schengen, por kërkon që të rishihen disa
klauzola të mbrojtjes në situata të vecanta.

Kështu deklaroi këshilltari special i presidentit francez, Nicolas Sarkozy, Henri Guaino. Deklarata e tij u bë në emisionin politik “Dimanche soir politique”. Duke iu referuar vendeve si Tunizia, ku pati protesta kundër regjimit, këshilltari theksoi se sfidë mbetet ndihma për të ecur gjatë rrugës së demokracisë.

“Megjithatë nuk mund të mbajmë zgjidhje migrimin e tunizianeve në mënyrë ilegale. Ndaj kërkoj forcimin e klauzolave të mbrojtjes në mënyrë që në situata të caktuara të kontrollohen kufijtë kombëtarë”, u shpreh Henri Guaino.

Top Channel