Pashkët në Kinë, arrestime

24/04/2011 18:05

Edhe për këtë vit, festimi i Pashkëve në disa zona të Kinës nuk ka qenë i lirë.

Sipas raportimeve të organizatave të të drejtave të njeriut, dhjetra besimtarë të krishterë janë ndaluar nga policia e Pekinit ndërsa përgatitëshin të festonin Pashkën.

Organizatat njoftuan se forca të shumta policia kanë bllokuar rrugët kryesore në disa lagje të Pekinit për të ndaluar festimet.

Nuk dihet numri i saktë i të ndaluarve, por flitet se ai është mbi 20 vetë.

Top Channel