Pashkët në Irak, bombë para kishës

24/04/2011 15:55

Në ditën e Pashkëve, rikthehen atentatet me bombë ndaj të krishterëve në Irak.

Katër besimtarë të krishterë të cilët ishin pjesëmarrës në meshën e Pashkëve në Bagdad, kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombe para kishës ku po mbahej mesha.

Lajmi njoftohet nga Ministria e Brendshme irakiane duke saktësuar se sulmi ka ndodhur në lagjen e krishterë në zemër të Irakut.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy policë të angazhuar në ruajtjen e sigurisë gjatë mbajtjes së meshës.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush. Ndërkohë që disa muaj më parë, sulme të tilla kanë shkaktuar dhjetra viktima. Më gjakatari ishte pengmarrja e besimtarëve në një kishë, ku pas ndërhyrjes së autoriteteve të sigurisë për lirimin e tyre, mbi 50 persona u vranë.

Top Channel