Përleshjet në Siri, dorëhiqet myftiu

24/04/2011 10:00

“Nuk mund të pranoj që të derdhet gjaku i fëmijëve të pafajshëm.”

Kjo ka qenë deklarata e Rizq Abdul-Rahim Abazeid pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si myfti i rajonit Daraa, në jug të Sirisë.

Ky veprim ka ardhur si shenjë proteste ndaj represionit të ndërmarrë nga qeveria e Sirisë.

Ditën e djeshme dhanë dorëheqjen edhe dy deputetë të parlamentit me origjinë nga Daraa, vend që është kthyer në epiqendrën e protestave.

 

Top Channel