Papa, apel për Libinë dhe Sirinë

24/04/2011 17:35

Pritje me solidaritet nga të gjithë për refugjatët afrikanë që po mbërrijnë nga Afrika dhe apel paqeje për Libinë dhe Lindjen e Mesme, janë fjalët e Papës se Shenjtë në mesazhin e tij, ku përcjell urimet për të gjithë popujt, Urbi et Orbi.

Mesazhi i Papës Benedict XVI u bë nga Basilikata e Shën Pjetrit, menjëherë pas meshës së Pashkëve, ku morën pjesë më shumë se 100 mijë besimtarë.

“Për refugjatët e shumtë që po vijnë nga vendet afrikane dhe që u detyruan të lënë njerëzit dhe gjërat më të dashura: mbërriftë solidariteti i të gjithëve! Njerëzit me vullnet të mirë, u ndricofshin për t’i hapur zemrën pritjes! Pastë gëzime toka, që e para u ndricua nga drita e Të Ringjallurit! Shkëlqimi i Krishtit shkoftë edhe tek popujt e Lindjes së Mesme, në mënyrë që drita e paqes dhe e dinjitetit njerëzor të fitojë errësirën e ndarjes, urrejtjes dhe të dhunës! Në Libi, diplomacia dhe dialogu zëncin vendin e armëve dhe u favorizoftë aksesi i ndihmave humanitare për ata që vuajnë pasojat e kësaj lufte”, tha Ati i Shenjtë.

Papa Benedikti XVI, me zë të prekur kërkoi që të gjithë qytetarët dhe në vecanti të rinjtë në Afrikën Veriore dhe  Lindjen e Mesme, të përshtaten për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për të ndërtuar shoqëri, ku varfëria të mposhtet dhe cdo zgjedhje politike të rezultojë e frymëzuar nga respekti për njeriun.

Ngushëllim dhe shpresë për Japoninë. Benedikti i XVI urimet për Pashkët i bëri në 65 gjuhë të huaja, mes të tjerash edhe në shqip.

“Për shumë shumë vjet Pashkët”, uroi në shqip Ati Shenjtë.

Top Channel