Nigeri, 500 të vdekur nga trazirat

24/04/2011 21:20

Mbi 500 të vdekur është bilanci i trazirave që përfshinë Nigerinë pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Shifra është publikuar nga organizata të të drejtave të njeriut nigeriane duke saktësuar se viktimat janë regjistruar kryesisht në veri të vendit.

Pas shpalljes si fitimtar në zgjedhjet e fundit presidenciale në Nigeri të Goodluck Jonathan, pjesa veriore e vendit, ku banojnë muslimanët, kundërshtuan rezultatin duke hedhur akuza për manipulime.

Trazirat vijuan për disa ditë, ndërkohë që tashmë gjendje paraqitet e qetë dhe tubimet masive të dhunshme janë ndalur.

Top Channel