NATO sulme mbi Tripolin

24/04/2011 17:15

Tripoli gjatë natës është bombarduar nga forcat e NATO-s. Tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar e njeri prej tyre ka bërë që të dridhet hoteli ku qendrojnë gazetarët, prane qendrës.

Po pranë saj kanë qenë edhe dy shpërthimet e tjera. Në harkun e pak minutave ka hyrë në aksion kundrasulmi ajror libian.

Megjithëse kryengritësit në Misurata kishin bërë të ditur nëpërmjet zëdhënësit të tyre se qyteti ishte cliruar nga forcat e Gedafit, lajmet më të fundit konfirmojnë se luftimet kane nisur sërish.

Ndërkohë SHBA kanë njoftuar sulmin e parë me avion të telekomanduar kundër objektivave qeveritare.

Civilë libianë, punëtorë migrues dhe njerëz të plagosur nga luftimet kanë mbërritur në bastionin e rebelëve, Bengazi. Ata ishin në bordin e anijes Red Star One, anija e katërt e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, që po evakuuon njerëzit e zhvendosur nga Misurata.

Top Channel