Mesha e Pashkëve në Vatikan

24/04/2011 09:20

Mbrëmjen e kaluar, në prag të Pashkëve, Papa Benedikti XVI në predikimin e tij gjatë meshës së mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit, mes të tjerash foli për funksionin e Kishës, dashurinë dhe arsyen që krijuan botën.

“Nëse dikush do të pyeste, a është vërtetë e rëndësishme që të flitet edhe për krijimin në prag të Pashkëve? Nuk mund të niset me ngjarjet kur Zoti thërret njeriun, krijohet një popull dhe krijon historinë tij me njerëzit në tokë? Përgjigjja duhet të jetë: Jo! Të mos flasësh për krijimin, do të thotë të keqkuptosh vetë historinë e Zotit me njerëzit. Do të thotë ta minimizosh atë”, ka thënë Papa.

Celebrimi i Pashkëve, që shënon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit, vazhdon ditën e dielë me fjalimin e Papes Urbi et Orbi në sheshin e Shën Pjetrit.

 

Top Channel