Marok, rindizen protestat kundër Mbretit

24/04/2011 18:15

Maroku duket se do të jetë vatra e re e “pranverës arabe”. Mijëra persona dolën në rrugët e vendit për të kërkuar reforma për demokratizimin e vendit dhe ndaljes së burgosjes për motive politike.

Agjenci ndërkombëtare të lajmeve njoftojnë se mbi 10 mijë persona u mblodhën në Kasablanka, ndërkohë që në kryeqytetin Rabat, manifestuesit kanë denoncuar edhe korrupsionin dhe torturat e autoriteteve qeveritare.

Protestuesit kërkojnë që mbreti Muhamed VI të heqë dorë nga pjesa më e madhe e pushtetit të tij e të luajë në politikë një rol të “dorës së dytë” edhe pse ky i fundit, javë më parë ngriti një komision për reformimin e kushtetutës për demokratizimin e vendit.

Top Channel