Afganistan, vdesin 2 ushtarë të NATO-s

24/04/2011 09:50

Një bombë ka vrarë 2 ushtarë të koalicionit ndërkombëtar në jug të Afganistanit.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga NATO të cilat nuk kanë dhënë detaje mbi kombësinë e viktimave.

Ditën e djeshme, një pjesëtar tjetër i NATO-s humbi jetën pasi helikopteri i tij u rrëzua.

Tashmë arrin në 133 numri i ushtarëve të NATO-s që kanë humbur jetën në Afganistan që nga fillimi i vitit.

 

Top Channel