Siri, 88 të vdekur, Obama i indinjuar

23/04/2011 09:45

Bilanci i fundit i shtypjes së përgjakshme të manifestimeve të djeshme në Siri është ngjitur në 88 të vdekur.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama ka dënuar përdorimin e dhunës nga ana e Damaskut zyrtar, duke deklaruar se ajo duhet të marrë menjëherë fund.

Obama ka akuzuar edhe presidentin sirian se po kërkon ndihmën e Iranit për t’u mohuar lirinë qytetarëve sirianë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar homologut Bashar al Assad që “të ndërrojë rrugë dhe të dëgjojë zërin e popullit të tij”.

Protesta e zhvilluar dje në disa qytete të Sirisë, ishte më e madhja e organizuar ndonjëherë nga masat popullore të këtij vendi.

Top Channel