SHBA: Hetim zgjedhjeve në Haiti

23/04/2011 09:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Haiti ka deklaruar se është e shqetësuar për një shkelje të mundshme në zgjedhjet e fundit legjislative të mbajtura në këtë vend.

Në një deklaratë, ambasada thotë se qeveria haitiane dhe komisioni i përkohshëm elektoral i vendit duhet të sqarojnë përse një numër i caktuar kandidatësh fituan vende në Parlament kur në rezultatet paraprake ata nuk kishin kuotën e duhur.

Nga 18 raste të tilla thuhet se 16 janë në favor të partisë në pushtet të presidentit në ikje Rene Preval.

Presidenti i zgjedhur i Haitit, Michel Martelly ka bërë thirrje për një hetim të rezultateve dhe i ka bërë thirrje zotit Preval që të mos i ratifikojë ato.

Martelly, një këngëtar haitian mjaft popullor, fitoi presidencën në zgjedhjet e fundit, me mbi dy të tretat e votave. Por partia e tij ka fituar vetëm një numër të vogël vendesh në legjislaturën e ardhshme.

Top Channel