Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara
Kanë rifilluar luftimet përgjatë kufirit mes Tajlandës dhe Kamboxhias,
një ditë pas përleshjeve të ashpra ku mbetën të vrarë gjashtë ushtarë.
Trupat kanë shkëmbyer zjarr me artiljeri të rëndë në xhunglën përreth tempullit Ta Krabej, kontrollin e të cilit e pretendojnë të dyja palët.
Zona ndodhet rret 200 kilometra në perëndim të tempullit 900-vjecar Preah Vihear, lufta për kontrollin e të cilit vazhdon. Mediat ndërkombëtare raportojnë se mijëra civilë janë evakuar nga zona.
“Luftimet e reja filluan rreth orës 6 të mëngjesit, me pushkë dhe goditje mortajash. Ne po negociojmë për të ndalur luftimet”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, koloneli Prawit Hookaew.
Top Channel