Libi, ushtria drejt tërheqjes nga Misurata

23/04/2011 00:30

Zv/ministri i Jashtëm libian deklaroi se ushtria e Gedafit mund të tërhiqet nga qyteti i Misuratës.

Zyrtari i lartë libian sqaroi për mediat ndërkombëtare se tërheqja mund të ndodhë për shkak të bombardimeve të NATO-s. Pas tërheqjes, thuhet në deklaratë, lufta kundër rebelëve do të drejtohet nga fiset lokale në Misurata.

Por për shumë analistë ndërkombëtare dhe disa ushtarakë të NATO-s kjo shihet si një manovër diplomatike për të ndaluar bombardimet e Aleancës mbi forcat e Gedafit në Misurata.

Top Channel