BE: Franca, s’do bllokojë kufinjtë

23/04/2011 02:40

Zëdhënësi e Komisioneres për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, sqaroi për mediat se autoritetet franceze nuk kanë ndërmend të kryejne kontrolle brenda kufinjve të zonës Shengen.

“Autoritetet franceze sqaruan Komisionin e BE-së se nuk kanë ndërmend të zbatojnë kontrolle brenda kufinjve Shengen apo të kenë patur ndërmend një pezullim të përkohshëm të marrëveshjes së lëvizjes së lirë”, tha zëdhënësi i Malmstrom.

Sipas Malmstrom është keqinterpretuar deklarata e Parisit zyrtar, që thjesht kërkon një “diskutim” me autoritetet italiane përsa u përket lejeve të përkohshme të qendrimit që u kanë lëshuar emigrantëve nga Afrika e Veriut, sidomos Tunizia.

Top Channel