Siri, gaz lotësjellës në Damask

22/04/2011 14:40

Forcat siriane të sigurisë kanë qëlluar gaz lotësjellës ndaj
manifestuesve që protestojnë kundër regjimit në kryeqytetin Damask.

Lajmin e bën të ditur Wissam Tarif, aktivist për të drejtat e njeriut, në faqen e tij në rrjetin Twitter.

Mijëra persona kanë zbritur edhe në sheshin e Darasë, në jug të vendit, prej më shumë se një muaji epiqendër e protestave.

Sipas mediave ndërkombëtare, tubime ka edhe në qytetet Kamishli dhe Amuda, dy lokalitete me mazhorancë kurde, si dhe në Latakia.

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad për të qetësuar situatën premtoi disa ditë më parë se do të realizojë reforma, por ky premtim nuk ka ndikuar aspak tek populli.

Ditën e djeshme ai hoqi gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në fuqi për gati 50 vjet, duke lejuar zhvillimin e protestave paqësore.

Top Channel