Qeveria rrit taksat

22/04/2011 15:10

Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj i cili rrit dy deri
në tre herë taksat për kompanitë që realizojnë fitime të larta.

Ne kete draft parashikohet rritja me dy herë e tatimfitimin për kompanitë që kanë fitime mbi 20 për qind të xhiros dhe me tre herë tatimin për ato kompani që kanë fitime më të lartë se 30 për qind e xhiros. Ndryshe nga sa kishte komunikuar më parë kryeministri rritja e taksave nuk prek vetëm sektorin e bankave dhe atë të telekomunikacioneve, por është shtrirë në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke prekur te gjitha bizneset ne varesi te normes se fitimit qe ato kane.

Sipas relacionit shpjegues të ligjit, nga rritja e taksave do të preken fillimisht 15 kompani të mëdha, të cilat vitin e kaluar kanë patur norma fitimi respektivisht mbi 20 dhe 30 për qind të xhiros.

Vec rritjes së fortë të taksimit për sektorin bankar qeveria ka parashikuar një masë tjetër shtrënguese, pasi ligji i propozuar nuk do të njohë më si shpenzime të zbritshme bonuset që bankat u japin menaxherëve të tyre. Sipas Ministrisë së Financave kjo manovër është përforur shpesh nga bankat për të rritur artificialisht shpenzimet e tyre duke paguar më pak taksa.

Me këtë ligj qeveria rrëzon përfundimisht taksën e sheshtë, të cilën e ka konsideruar si majën e reformës së saj fiskale, më pak se 4 vjet nga hyrja e saj në fuqi. Drafti në fjalë rikthen taksimin progresiv edhe pse fillimisht në një segment të kufizuar kompanish.    

Top Channel