Pakistan, avioni USA vret 25 persona

22/04/2011 11:35

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me avion të
telekomanduar të ushtrisë amerikane, në rajonin pakistanez të
Uaziristanit Verior.

Raketat u qëlluan në një kompleks banesash në qytetin e Spinuamit dhe për pasojë gjetën vdekjen edhe pesë gra e katër fëmijë.

Zona në fjalë konsiderohet si një bastion i militantëve të Al Kaedës dhe guerrilasve talebanë.

Ndërkohë, 13 ushtarë humbën jetën kur qindra rebelë sulmuan një pikë kontrolli pranë kufirit me Afganistanin.

Autoritetet pakistaneze të sigurisë thanë për BBC se militantët afganë kishin kaluar kufirin dhe sulmuan vendndodhjen e ushtrisë në zonën e Dirit të Ulët.

Forcat e sigurisë braktisën përkohësisht pikën e kontrollit, por tani, sipas banorëve, ato janë kthyer dhe kanë vendosur të gjithë zonën në shtetrrethim.

Top Channel