NATO intensifikon sulmet mbi Libi

22/04/2011 02:45

Ashtu sic ishte paralajmëruar në ditët e fundit, NATO intensifikoi sulmet ajrore mbi forcat e Gedafit në Libi.

Dëshmitarë okularë cituar nga CNN thonë se kanë degjuar shpërthime të fuqishme në Tripoli. Janë dëgjuar gjithashtu edhe avionë luftarakë mbi qiellin e kryeqytetit libian.

Të paktën 3 shpërthime të fuqishme brenda një harku kohor të ngushtë janë dëgjuar në Tripoli, raporton korespondenti i CNN.

Senatori John McCain ka shkuar ne Bengazi, ne fortesen e kryengritesve dhe ka vizituar seline e tyre. Ai do te takohet me liderin e Keshillit Kombetar te Tranzicionit. McCain eshte pritur nga rreth 50 kryengrites, te cilet mbanin pankarta ku shkruhej : “Libia e lire, Gedafi te iki, faleminderit Amerike, faleminderit Obama!”.

Pentagoni ka njoftuar perdorimin e avioneve te telekomanduar kundra trupave te Gedafit  ne Misrata, bastioni me i madh i rebeleve ne Perendim te vendit. Kjo eshte mirepritur nga rebelet, te cilet shpresojne qe aksioni te mund te mbroje civilet. Dy te tille u nisen drejt Libise, por me pas u kthyen mbrapsht per shkak te kohes se keqe.

Ky kontribut i Amerikes eshte konsideruar si modest  nga sekretari per mbrojtjen Gates. Barack Obama nuk deshiron qe te perfshihet shume ne konflikt dhe gjthashtu do te qe te permbaje shpenzimet. Avionet Predator dhe Reaper jane arme qe konsiderohen me kosto relativisht te ulet dhe te afte qe te qendrojne gjate ne zonat e veprimit. Sipas Reuters, doktoret e spitalit te Misratas kane bere te ditur se nente rebele kane humbur jeten gjate luftimeve te se enjtes.
 

Top Channel