Libi, gazetarja amerikane në gjendje të mirë

22/04/2011 01:40

Clare Gillis, gazetarja amerikane e zhdukur në Libi që nga data 5 prill është shëndoshë e mirë.

Gjendja e saj shëndetësore konfirmohet nga ajo vetë. Gillis gjatë një telefonate me prindërit e saj në SHBA është shprehur se ndodhet në një burg civil për femra të Tripolit. Ajo thotë së mbahet e burgosur që prej një jave, kur edhe ka humbur kontaktet me kolegët e saj.

Gillis u vendos në faqet kryesore të mediave të shkruara dhe elektronike në SHBA pas vrasjes së dy fotoreporterëve në Misurata nga një mortajë. Disa nga mediat shkruanin se një fat i tillë mund të kishte ndodhur edhe Gillis.

Top Channel