Libi, dorëzohen rreth 100 ushtarë të Gaddafi-t

22/04/2011 13:10

Rreth 100 ushtarë libianë orët e fundit kanë kaluar në Tunizi për t’u dorëzuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat tuniziane, sipas të cilave ushtarët kanë kaluar kufirin duke u carmatosur. Mes tyre janë edhe 13 zyrtarë. Nga përleshjet e 24 orëve të fundit kanë mbetur të plagosur disa ushtarë nga Libia të cilët janë dërguar për kurim në spitalet tuniziane.

Ndërkohë nga arena e luftës vijnë lajme se përleshjet mes rebelëve dhe forcave të Gaddafi-t, e po ashtu edhe sulmet e ndërkombëtarëve vazhdojnë.

Por pavarësisht viktimave dhe të plagosurve zgjidhja e konfiktit duket ende larg. Sulmet e koalicionit kanë eliminuar 30 deri në 40 përqind të forcave tokësorë të Libisë.

Top Channel