Kongo, 68% e viktimave të përdhunimeve, fëmijë

22/04/2011 21:50

Pothuajse 68% e viktimave të dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos janë fëmijë. Përfundimin e ka nxjerrë një raport i publikuar sot nga një OJF lokale.

“Të paktën 68% e viktimave të dhunës seksuale përbëhet nga fëmijë”, është shprehur Lega e zonës afrikane për mbrojtjen e të drejtave të fëmijërisë.

Raporti citon “dhunën seksuale, privimet, pengmarrjet, shfrytëzimin dhe skllavërinë në rritje në qytete, fshatra, familje, punë, shkollë dhe burgje”.

Top Channel