Japoni, ngrihet buxheti i emergjencës

22/04/2011 08:45

Qeveria japoneze ka njoftuar hartimin e një buxheti prej 48.9 bilionë dollarësh që do të shpenzohet për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Buxheti, i quajtur ndryshe buxheti i emergjencës, duhet ende të aprovohet nga parlamenti më vonë gjatë muajit dhe mund të implementohet në maj.

Autoritetet thonë se nuk do të ketë obligacione të reja për të financuar shpenzimet, me qëllim parandalimin e rritjes së borxhit të lartë publik.

Qeveria e kryeministrit Naoto Kan vlerëson se do të duhen rreth 25 trilionë jen për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga katastrofa natyrore.

Buxheti i emergjencës do të shpenzohet për t’u siguruar banorëve strehim të përkohshëm, restaurimin e infrastrukturës dhe për të riparuar dëmtime të tjera.

Top Channel