Holandë, Wilders kundër Mbretëreshës

22/04/2011 00:50

Partia holandeze e ekstremit të djathtë e Gert Wilders pritet të paraqesë në parlamentin vendas brenda kësaj vere, një projektligj që parashikon reduktimin e kompetencave të Mbretëreshës Beatrice.

Sipas medias holandeze, ekstremistët e djathtë të Wilders, të njohur ndërkombëtarisht edhe për deklaratat dhe qendrimet e tyre anti-islamike në vend, kërkojnë që Mbretëresha Beatrice të mbajë thjesht një funksion përfaqësues e të mos konsiderohet më si “kreu i qeverisë holandeze”.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse ekstremistët e djathtë do të konkretizojnë propozimin e tyre, megjithëse kanë kundër qendrimin e kryeministrit liberal, Mark Rutte, që nuk është për ndryshimin e statutit të Madhërisë së Saj.

Top Channel