Haiti, trazira pas zgjedhjeve

22/04/2011 03:50

Shpallja e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale në Haiti, ka tensionuar situatën në vend.

Rezultatet njohin si fitues këngëtarin Michel Martelli.

Sipas radios vendase, në disa qytete të vendit persona të cilët kunërshtojnë Martellin president, kanë dalë në rrugë duke shkaktuar trazira.

Më herët, këngëtari, i cili tashmë është zyrtarisht president, u takua me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila i dha mbështetjen e plotë të Uashingtonit në përpjekje për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit katastrofik të janarit të 2010-s.

Top Channel