Fukushima, centrali nuk do të hapet

22/04/2011 14:50

Prefektura e Fukushimës nuk do të lejojë rihapjen e centralit bërthamor të shkatërruar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Kështu i ka thënë sot guvernatori Yuhei Sato numrit një të kompanisë që menaxhon centralin, Masataka Shimizu.

Menaxheri i Tepco kishte vajtur tek zyrtari për t’i kërkuar të falur në emër të kompanisë për dëmet e shkaktuara nga kriza atomike tek banorët.

“Rifunksionimi i aktivitetit të impiantit të Fukushimës është i pamendueshëm”, ka deklaruar guvernatori, duke i prerë shpresat menaxherit.

Ndërkohë, qeveria japoneze njoftoi sot hartimin e një buxheti prej 48.9 bilionë dollarësh që do të shpenzohet për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Top Channel