Dronët amerikanë fluturojnë mbi Libi

22/04/2011 08:00

Avionë amerikanë të armatosur dhe të telekomanduar po kryejnë misione mbi Libi, ka bërë të ditur sekretari i Mbrojtjes Robert Gates.

Zoti Gates tha se përdorimi i tyre është autorizuar nga presidenti Barack Obama dhe do të sjellë “aftësi precizioni” në operacionet ushtarake.

Dronët amerikanë janë përdorur gjithashtu për të goditur militantët në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Rebelët libianë po luftojnë me trupat e kolonelit Muammar Gaddafi që prej shkurtit, por së fundmi kanë bërë vetëm pak progres.

“Presidenti Obama ka thënë se aty ku kemi mundësi, do t’i përdorim këta avionë”, ka deklaruar Gates në një konferencë shtypi.

Ai ka bërë të ditur se dy avionë të tillë i janë vënë në dispozicion NATO-s, sic kishte kërkuar, duke dhënë një kontribut modest për operacionet ushtarake.

Top Channel