Bahrein, Amnesty: Mbi 500 vetë në burgje

22/04/2011 09:15

Mbi 500 persona, shumica e të cilëve shiitë, janë arrestuar në javët e fundit në Bahrein, gjatë protestave popullore.

Denoncimi është bërë nga Amnesty International, që u ka kërkuar ndihmë aleatëve perëndimorë të mbretërisë së vogël në Gjirin Persik.

“Duhet të reagojmë me vendosmëri për të ndalur këtë degradim të situatës së të drejtave të njeriut”, ka deklaruar organizata.

Bahreini, i qeverisur nga një dinasti sunite, nga gjysma e shkurtit e deri në gjysmën e prillit ka qenë teatër i manifestimeve të paprecedenta në favor të reformave politike.

.

Top Channel