Afganistani, amerikanët jo më operacione

22/04/2011 01:15

Trupat amerikane mund të “braktisin” luftimet në terren në Afganistan.

Kjo është deklarata e Sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gates i cili shton se në rast se nëse talebanët nuk rimarrin nën kontroll disa zona që tashmë i kanë humbur, cdo gjë është e mundur.

“Është e mundur që brenda këtij viti mund të nisim tërheqjen nga operacionet falë dëbimit të talebanëve nga disa zona të vendit”, thotë Gates për mediat amerikane.

Sipas planit të administratës Obama, parashikohet që të paktën brenda 2014, trupat amerikane të jenë larguar nga Afganistani.

Top Channel