Siri, hiqet gjendja e jashtëzakonshme

21/04/2011 16:30

Presidenti sirian Bashar al Assad ka firmosur dekretin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në fuqi prej 48 vjetësh.

Lajmin e bën të ditur televizioni publik sirian, sipas të cilit Assad ka firmosur tre projekte legjislative të miratuar të martën nga qeveria e re.

Këto projektligje, saktëson burimi, kanë të bëjnë me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, shkrirjen e Gjykatës Supreme dhe me lejimin e mbajtjes së protestave paqësore.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dënoi sot dhunën në Siri.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën në Homs, ku raportet e shumfishta sugjerojnë dhunë dhe viktima në mesin e civilëve dhe të personelit qeveritar”, tha ajo.

Top Channel