SHBA, kërkohet dënim me vdekje për super-terroristin

21/04/2011 03:10

Prokurorët ushtarakë në Shtetet e Bashkuara kërkuan dënimin me vdekje për Abd al-Rahim al-Nashiri, sauditi i akuzuar si organizatori i sulmit kamikaz mbi kryqëzori amerikan USS Cole në vitin 2000.

Dy kamikazë u hodhën në erë gjatë kohës kur anija ushtarake amerikane po furnizohej me karburant në portin e Norfolkut. 17 marinarë gjetën vdekjen dhe 47 të tjerë u plagosën nga 293 pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Al-Nashiri u arrestua në vitin 2002 nga agjentë të CIA-s. Ai mendohet se para kësaj periudhe ishte kreu i Al Kaedas në Gjirin Persik.

Gjashtë vjet më vonë, Drejtori i CIA-s, Majkëll Hejden pranoi se Al-Nashiri dhe dy të dy të dyshuar si super-terroristë iu ishin nënshtruar torturave me ujë në Guantanamo.

Në rast se gjykata ushtarake do të japë dënimin kapital, do të ishte i pari që nga viti 1961, kur një ushtar amerikan u dënua me vdekje për përdhunim dhe tentativë vrasje të një vajze austriake.

Top Channel