SHBA: Jo konsulencë ushtarake në Libi

21/04/2011 01:45

Shtetet e Bashkuara përjashtojnë mundësinë e dërgimit të konsulentëve ushtarakë për rebelët që luftojnë kundër Gedafit në Libi.

Kundër asaj që vendosi Franca, Italia dhe Britania e Madhe, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton qartësoi këtë qendrim të Uashingtonit në një intervistë televizive.

Më herët, ditën e mërkurë, Franca, Italia dhe Britanië e Madhe vendosën dërgimin e disa eskpertëve ushtarakë pranë shtabeve rebele për të t’i ndihmuar në luftën kundër forcave të Gedafit.

Top Channel